ISDMAK
Instituti Strategjik për Drejtësi, Mbrojtje të Drejtave të Njeriut, Analizë të Politikave Publike dhe Anti-Korrupsion
Iniciativë qytetare e pavarur · Nuk është votim zyrtar
Ky dokument tregon rezultatet e një sondazhi / konsultimi publik të pavarur të organizuar nga ISDMAK, në kuadër të krizës politike në Republikën e Kosovës. Presidentin e zgjedh Kuvendi i Republikës së Kosovës (Neni 86 i Kushtetutës). Ky proces nuk është zgjedhje, votë e KQZ-së ose nominim kushtetues, nuk ka fuqi për të ndryshuar asgjë, nuk ka për qëllim të ndryshojë opinionin politik dhe nuk prodhon efekt juridik detyrues.
ISDMAK është organizatë joqeveritare e pavarur dhe jopolitike, e listuar po ashtu në Platformën e Zyrës për Çështje të Komuniteteve — Zyra e Kryeministrit. ISDMAK nuk është parti politike, nuk mbështet asnjë kandidat dhe do të mbetet e tillë. Kjo nuk është faqe e KQZ-së, e Kuvendit ose e Presidencës.
Konsultimi ishte një sondazh / votim simbolik qytetar, tani i mbyllur. Ai u zhvillua në kuadër të krizës politike në Republikën e Kosovës, si nismë qytetare informative. Ato nuk përbëjnë rezultat zgjedhor formal, nuk zëvendësojnë procedurat kushtetuese dhe nuk kanë asnjë fuqi ligjore për të zgjedhur, emëruar ose ndryshuar asgjë. Ato nuk kanë për qëllim të ndryshojnë opinionin politik të askujt. Janë bërë vetëm si nismë informative qytetare, për të dokumentuar një prirje të opinionit publik gjatë krizës politike, pa asnjë pretencë zgjedhore, partiake ose vendimmarrëse. ISDMAK nuk mban përgjegjësi për interpretimet politike që mund t’u jepen këtyre shifrave dhe nuk i përdor ato për fushatë, përkrahje ose kundërshtim të ndonjë kandidati.
Nuk janë votim i administruar nga KQZ-ja dhe nuk pretendojnë përfaqësim statistikor të të gjithë elektoratit.
Emri dhe çdo e dhënë personale janë fshirë plotësisht, në përputhje me parimet e mbrojtjes së të dhënave dhe të sigurisë së të dhënave (data protection dhe data security), për arsye të drejta dhe të ligjshme.
Kandidatët ose personat që kërkojnë informacion shtesë për këtë sondazh mund të shkruajnë te info@isdmak.org.