Seanca konstituive nisi më 6 gusht, u rifillua më 8 gusht dhe u ndërpre me tensione. Afati kushtetues skadoi pa u zgjedhur kryetar i Kuvendit. ISDMAK shpjegon pse Kushtetuta nuk parasheh pasojë për këtë rast dhe pse rruga drejt Gjykatës Kushtetuese është më e ngushtë se sa besohet.
Asnjë kombinim nuk e çon Vetëvendosjen te pragu prej dy të tretave pa së paku njërën nga tri partitë opozitare. ISDMAK analizon aritmetikën kushtetuese që e shpjegon ngërçin dhe dy afatet që përplasen në fillim të tetorit.
Pati oferta konkrete me shifra, kushte të shkruara dhe heqje dorë publike nga poste — por asnjë marrëveshje. ISDMAK dokumenton negociatat partiake nga certifikimi i rezultateve deri te refuzimi i ftesës së Presidentes në detyrë.
Gjashtë hapa reformues të papërmbushur kanë vënë në rrezik mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes. ISDMAK analizon pasojat fiskale, institucionale dhe ekonomike të një viti e gjysmë pa institucione të plota — dhe tregon ku dëmi nuk është ai që pritet.

